Vendosni fjalën kyçe....

2 muaj pas tërmetit, 60 familje të një pallati 13-katësh në Durrës ende të pastreha


60 familje në Durrës kanë më shumë se dy muaj që janë të pastrehë pasi pallati 13 katësh ku banonin pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët e këtij pallati pëërballen me një problemtatikë të ndërlikuar duke qenë se personi që e ka ndërtuar ka ndërruar jetë ndërsa ata nuk kanë certifikatë pronësit.

Siç raporton Balkanweb, banorët thonë se ndërsa kanë kaluar më shumë se dy muaj, gjithçka ka mbetur në aktonstatime. Ata në rrugë private kanë marrë specialistë për të parë situatën.

Banorët thonë se specialistët e bashkisë nuk kanë bërë ende akt-ekspertizën e thelluar. Pallati nuk ka as certifikatë pronësie, ndërsa pronari ka ndërruar jetë dhe nuk ka askush se kush të përgjigjet për të.

Edhe pse pallati ka 10 vjet pa legalizim, banorët e kanë kërkuar legalizim atë por nuk është bërë.

Sipas bashkisë së Durrësit, pallati në fjalë në rrugën ‘Anton Xanoni’ për të cilin banorët kanë dalë në protestë ka një dëmtim të shkallës DS3, pra dëmtime në muraturë dhe jo në konstrukt. Për këtë arsye nuk kalon për ekspertizë të thelluar.

Ndërsa i fton banorët e këtij pallati, që të aplikojnë online në njësinë administrative përkatëse për të përfituar nga programi i rindërtimit. Pas aplikimit, ekspertët do të bëjnë vlerësimin e dëmeve të këtij pallati dhe më pas do të bëhet financimi për riparimin e dëmeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *