Vendosni fjalën kyçe....

Trump zbulon “Planin Platin” – 500 miliardë dollarë për komunitetin me ngjyrë, KKK e Antifa organizata terroriste


Presidenti amerikan Trump ka vendosor të ndihmojë komunitetin me ngjyrë në SHBA me një projekt 500 miliardë dollarësh ndërsa do përcaktojë si organizata terroriste ‘Ku Klux Klan’ dhe ‘Antifa’. Plani synon ta bëjë linçimin një krim kombëtar, shkruan Fox News.

Presidenti pritet të zbulojë në fundjavë hollësi të asaj që fushata e tij po e quan ‘Plani Platin’, i cili jep informacione me hollësi mbi ‘mundësitë,’ ‘sigurinë’, ‘zhvillimin’ dhe ‘drejtësinë’ për komunitetin me ngjyrë në SHBA.

“Për dekada, politikanët demokratë si Joe Biden i kanë marrë votuesit me ngjyrë si të mirëqenë. Ata ju bënë premtime të mëdha para çdo zgjedhjeje – dhe pastaj në momentin që arritën në Uashington, ata ju braktisën dhe ju shitën.” – pritet të thotë presidenti të premten, sipas asaj që ka zbuluar ekskluzivisht Fox News.

“Demokratët gjithmonë do t’i marrin votuesit me ngjyrë si të mirëqenë derisa një numër i madh i amerikanëve me ngjyrë të votojnë Partinë Republikane.”

Presidenti pritet të paraqesë planin si ‘një vizion të guximshëm që ne mund dhe do të arrijmë gjatë katër viteve të ardhshme’.

Plani i presidentit, sipas fushatës, do të rrisë mundësinë për të përfituar kapital në komunitetet me ngjyrë me gati 500 miliardë dollarë, do të ndihmojë në krijimin e 500,000 bizneseve të reja në pronësi të njerëzve me ngjyrë dhe në krijimin e 3 milionë vendeve të reja të punës për komunitetin me ngjyrë.

Fox Neës siguroi një kopje të ‘Planit Platin’. Ai thotë se ajo ‘do të ndjekë penalisht KKK (Ku Klux Klan) dhe ANTIFA si organizata terroriste dhe do ta bëjë linçimin një krim kombëtar të urrejtjes’.

Ndërkohë, presidenti pritet gjithashtu të angazhohet për të punuar në një ‘Akt të Hapit të Dytë’, dhe të sigurojë qasje në punë më të mira dhe mundësi trajnimi për personat në komunitetet me ngjyrë.

Plani Platin gjithashtu premton t’u japë kishave të komuniteteve me ngjyrë aftësinë për të konkurruar për burime federale për komunitetet e tyre; një kujdes shëndetësor më të mirë dhe të përshtatur për të adresuar ato që fushata i quajti ‘pabarazi historike’, dhe për të përparuar mundësitë e pronësisë së shtëpive dhe për të përmirësuar shkollimin bazë në komunitetet me ngjyrë.

Sa i përket mundësive arsimore, presidenti pritet të zotohet, në partneritete federale, shtetërore dhe lokale të komunitetit për ‘mbylljen e shkollave që dështojnë’ për t’i zëvendësuar me ‘zgjedhjen e plotë të shkollës dhe mundësinë e arsimit’, ndërsa vazhdon të mbrojë Kolegjet & Universitetet historikisht të komuniteteve me ngjyrë.

Presidenti pritet gjithashtu të zotohet të rrisë sasinë e granteve Pell dhe të lejojë punësim profesional dhe të përparojë programet e synuara të praktikës dhe trajnimit profesional.

Trump pritet të kritikojë kundërshtarin e tij demokrat Joe Biden, duke thënë se ish-zv.presidenti ‘nuk po u ofron amerikanëve me ngjyrë asgjë tjetër përveç parulla të njëjta, të lodhura dhe boshe’.

“Unë qëndroj këtu për t’ju ofruar zgjidhje”, pritet të thotë Trump, ndërsa shton se “askush në politikën e Uashingtonit sot nuk ka bërë më shumë për të dëmtuar amerikanët me ngjyrë sesa Joe Biden”.

Presidenti pritet gjithashtu të zotohet të rrisë sigurinë publike në komunitetet me ngjyrë.

“Në vend që të luftojnë për sigurinë publike për këto komunitete, demokratët po sulmojnë policinë tonë dhe po fuqizojnë protestuesit, plaçkitësit dhe anarkistët e ekstremit të majtë.” – pritet të thotë Trump. “Në Partinë Republikane, ne besojmë në mbrojtjen e të gjitha jetëve me ngjyrë, përfshirë të palindurit.”

Ai pritet të shtojë se republikanët ‘besojnë se çdo fëmijë, nga çdo racë – i lindur dhe i palindur – është bërë sipas imazhit të shenjtë të Zotit. Republikanët besojnë se e gjithë jeta njerëzore është e shenjtë’.

“Në asnjë kohë më parë nuk ka pasur një zgjedhje më të qartë midis dy palëve, dy vizione, dy filozofi dhe dy axhenda për të ardhmen.” – pritet të thotë Trump.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Fox News

*Plani në anglisht: PLANI


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *