Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, përplasen dy automjete dhe mbeten dy të plagosur 


Një aksident i fortë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër duke shkaktuar plagosjen e dy shoferëve, të cilët janë në Spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas informacioneve policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.