Vendosni fjalën kyçe....

Bora deri në 40 centimetra, vështirësohet qarkullimi në Korçë e Dibër


Që prej mbrëmjes së shkuar, në qarkun e Korçës kanë nisur probkemet e para me qarkullimin për këtë vit, për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe temperaturave të ulëta dhe ngricave.

Në të gjithë qarkun ka pasur reshje bore gjatë natës së kaluar dhe temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Ttrashësia e borës ka shkuar në 40 cm në fshatin turistik të Dardhës, ndërsa në zonat e tjera janë regjistruar 15-20 cm reshje bore.

Si pasojë e uljes së temperaturave në disa akse ka prezencë akulli. Në aksin Korcë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafa e Qarrit lëvizet vetëm me zinxhirë.

Akset e tjera nacionale janë të kalueshme pa problem.

Moti i keq mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar probleme me qarkullimin edhe në Dibër. Aksi rrugor Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi për shkak të reshjeve.

Në fshatrat Ostren dhe  Zalldardh raportohen probleme të theksuara në qarkullim të mjeteve, ndërkoqë që sot pritet që reshjet dhe ngricat të shtohen në zonat malore të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *