Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri Tahiri mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit, sot gjyqi kundër tij dhe Jaeld Çelës


Në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda do të mbahet seanca e radhës për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën, me kërkesën e të dyve për të fituar pafajësinë.

Tahiri do të jetë i pranishëm në këtë seancë, pasi sapo është parë të mbërrijë në gjykatë, i shoqëruar nga avokati i tij Maksim Haxhia. Ndërsa Çela pritet të mbërrijë i shoqëruar nga forcat e rendit.

Kjo është seanca e parë ku Tahiri dhe Çela, ish-shefi dhe ish-vartësi do të jenë sëbashku,  pas arratisë së Çelës që zgjati për pothuajse 3 vite.

Kujtojmë që seanca e kaluar më 28 maj, u shty pasi Tahiri nuk ishte njoftuar në mënyrën e duhur. Gjyqi për Tahirin është shtyrë edhe herë të tjera për shkak të situates së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, fitoi pafajësinë në shkallë të parë për akuzën e trafikut të drogës e grupit kriminal, ndërsa u dënua me shërbim prove për akuzën tjetër për shpërdorim detyre. Por prokuroria apeloi këtë vendim duke kërkuar dënimin e tij, ndërsa vetë Tahiri gjithashtu apeloi vendimin për të kërkuar pafajësinë edhe për akuzën për shpërdorim detyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *