Vendosni fjalën kyçe....

U ndaluan të shkojnë në Tempull, 3 milionë gra indiane krijojnë rreshtin prej 620 km në shenjë proteste (FOTOT)


Miliona gra indiane  janë rreshtuar përgjatë rrugëve dhe autostradave të shtetit të Keralas,  në ditën e parë të vitit 2019 për të dërguar një mesazh të fortë për barazinë gjinore. Mësohet se në atë që quhet “Muri i  Grave’ u mblodhën rreth 3 milionë femra të të gjitha moshave. Zinxhiri i grave prej 620 km, me ngjyra nga veshjet e grave, mund të jetë një nga më të mëdhatë në botë.

E gjithë kjo erdhi pasi  tempulli hindu u mbyll historikisht për gratë.  Megjithëse gjykata më e lartë e Indisë e përmbysi ndalimin në shtator, vizitorët meshkuj kanë sulmuar tashmë pelegrinet femra. Incidenti i fundit ndodhi disa ditë më parë, kur një turmë masive e pelegrinëve meshkuj u përpoqën të parandalonin dy gra që të arrinin ë vendin e shenjtë.

Burimi: RT

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *