Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh Berishës e Bardhit: Udhë të mbarë në bunkerin antiamerikan


Kreu i PD-së Basha ka shigjetuar Sali Berishën, grupi i të cilit pritet të takohet me atë të Gazment Bardhit, sipas njoftimit të këtij të fundit ditën e djeshme.

Në një takim me Kolegjin e Kryetarëve, Basha tha se ata të cilët duan t’i bashkohen aleancës së kullës së korrupsionit janë të lirë po jo në emër të demokratëve.

Basha tha gjithashtu se ‘i uron rrugë të mbarë në bunkerin antiamerikan’ Berishës dhe atyre që e pasojnë dhe se ata nuk mund të flasin më në emrin e demokratëve po vetëm të interesave personale apo në emër të trekëndëshit të Bermudeve.

“Beteja e vërtetë nuk është me ta por për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin, aq më lart njerëzve do të jemi.  Jemi të hapur, që do të thotë ti bëjmë të ndihen në shtëpinë e tyre në PD. Unë nuk do lejoj askënd që për interesat politike kërkon të çojë demokratët symbyllazi në hullitë e non-gratave. Udha e mbarë i qoftë në bunkerin anti-amerikan, PD nuk e dëmtojnë prapë. Cilido që kërkon t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës.” – tha Basha.