Vendosni fjalën kyçe....

ISIS kërcën SHBA-në dhe BE-në me një “armë” të re


IS (ish-ISIS / ISIL) ka nisur një fushatë të re propaganduese kundër Perëndimit, duke kërcënuar qytetet e SHBA-së dhe BE-së me dronë, në një poster të ri që lidhet me kaosin e udhëtimit në aeroportin “Gatwick” të Londrës.

Posteri, që qarkullon në mediat sociale, tregon një imazh të fotografuar të një droni që mbante ngarkesë me logon e terroristëve, duke fluturuar mbi qytetin e Nju Jorkut, me pesë skena të veçanta të masakrës në fund, në dukje pasojat e sulmeve në qytetet perëndimore kryen nga IS.

Ajo vjen pas kaosit të udhëtimit që ndodhi në Londër, ku u ndaluan fluturimet për shkak të një droni që fluturontë në qiell lart. Të gjitha fluturimet u shmangën dhe aeroplanët e ardhur u çuan në aeroporte të tjera, duke përfshirë Dublinin, Gllasgoun, Amsterdamin dhe Parisin.

Aeroporti më në fund u rihap të premten në mëngjes pasi pista ishte mbyllur për më shumë se 24 orë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *