Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo firmos për skuadrën nga Arabia Saduite, do fitojë 75 mln dollarë në vit


Ish-sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me skuadrën e Arabisë Saudite Al-Nassr në një marrëveshje me vlerë 75 milionë dollarë në vit.

Ndërsa ëndrrat e 37-vjeçarit për të luajtur futboll në Champions League duket se kanë marrë fund, sulmuesi do të shpërblehet mirë dhe do të jetë në gjendje të ushtrojë një sasi të konsiderueshme pushteti në klubin e tij të ri.

Ronaldo do të fitojë 75 milionë dollarë në vit në Al-Nassr, ndërkohë që do të kalojë edhe në rolin e ambasadorit pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar në vitin 2024.