Vendosni fjalën kyçe....

Studentët protestojnë, Rama: Farsë e orkestruar, s’mund t’i venë barrikadë Antidialogut


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të studentëve para Kryeministrisë. Rama shprehet se kjo e sotmja është farsë e orkestruar për të marrë peng protestën, me shpresën e devijimit të saj në revoltë politike.

“Kjo farsë e orkestruar për të marrë peng protestën, me shpresën e devijimit të saj në revoltë politike, s’mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde Antidialog”, shprehet Rama.

Studentët janë sërisht sot në protestë para Kryeminsitrisë. Ata shprehen të vendosur se nuk do të negociojnë me kryeministrin Rama dhe kërkojnë vetëm plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ata kanë deklaruar se që nga dita e sotme protesta e tyre do të kthehet në një protestë kombëtare. Po kështui iu kanë bërë thirrje dhe i ftojnë në protestë të gjithë shqiptarët.

Foto e publikuar nga Rama

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *