Vendosni fjalën kyçe....

Milani me pronar të rinj, Elliott pranon ofertën 1.3 mld euro nga RedBird


Klubi kuqezi i Milanit do të kalojë zyrtarisht në duart e Red Bird, fondi amerikan i Gerry Cardinale, falë një oferte prej 1.3 miliardë eurosh të dorëzuar te poseduesit aktualë të Elliott. , të cilët megjithatë do të mbajnë një pakicë të aksioneve.

Pasi është kryer hedhja e firmave, do të duhet diçka më tepër kohë për të realizuar atë që quhet “closing”, pra kalimi i vërtetë dhe total i kuotave nga shitësi te blerësi, kohë që mund të zgjasë dhe disa muaj, gjatë të cilëve sido që të jetë Red Bird do të punojë aktivisht për të ardhmen e klubit.

Merkato është natyrisht temë aktuale, edhe pse prioritet për momentin është konfirmimi në bllok i drejtuesve që cuan Milanin drejt fititmit të titullit. Duke nisur nga Paolo Maldini që së fundmi kishte shprehur keqardhje për mungesën e një oferte për rinovimin, drejtori Ekzekutiv Gazidis do t’i vërë parë një kontratë të re ish kapitenit dhe Masarës, për të filluar më pas punën për përforcimin e skuadrës.

Nuk bëhet fjalë vetëm për blerje pasi një ndër temat më të rëndësishme për tu përballur është dhe rinovimi i kontratës së Leao. RedBird ka eksperiencë në botën e sportit dhe edhe pse buxheti mbetet ende për t’u mësuar, pritet një vazhdimësi e vizionit të Elliot, me investime të vazhdueshme, profile lojtarësh me perspektivë dhe një rritje graduale dhe konstante e cilësisë së organikës.