Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë do të bëjnë sot studentët


Studentët kanë deklaruar se edhe sot do të vijojë protesta e tyre para godinës së kryeministrisë. Në ditën e tyre të 11 ata do të kërkojnë  me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek Kryeministria.

Studentët janë  të vendosur se nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kryeministri.

Ata kanë deklaruar se që nga dita e sotme protesta e tyre do të kthehet në një protestë kombëtare. Po kështui iu kanë bërë thirrje dhe i ftojnë në protestë të gjithë shqiptarët. 

Studentët i vunë ultimatum dje Ramës deri në orën 16:00 që të zhvillonet një seancë të jashtëzakonshme plenare për këkesat e tyre por kjo e fundit nuk është marrë parasysh nga vetë kryeministri.  

Banorët e Astirit kanë deklaruar se do t’i bashkohen sot protestës së studentëve.