Vendosni fjalën kyçe....

Policia bllokon autobusët e linjës, studentët e Elbasanit nisen në këmbë drejt Tiranës


Policia ka bllokuar autobuzët e linjës Elbasan-Tiranë që të nisen drejt kryqeytetit, për të penduar ardhjen e studentëve.

Megjithaë kjo nuk i ka ndaluar protestuesit që janë nisur në këmbë nga Elbasanit drejt Tiranës për t’iu bashkuar bashkëmoshatarëve të tyre, njofton “Fax News”.

Studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” kanë ditë që protestojnë me të njëjtat kërkesa që kanë edhe studentët e Tiranës.

Edhe ditët e shkuara ata kanë denoncuar se janë penguar nga pedagogët dhe një pjesë e stafit akademik që të marrin pjesë në protestë duke i kërcënuar me mosmarrjen e diplomës.

Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e tetë të saj, pavarësisht ditëve të pushimit në fundjavë. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, në të kundërt kanë deklaruar se protesta e tyre do përshkallëzohet.

Ata kanë refuzuar ftesat e ministres Nikolla dhe kryeministrit Rama për dialog duke deklaruar se kërkojnë plotësimin automati të kërkesave të tyre.