Vendosni fjalën kyçe....

“Pse me kryehajdutin e Astirit do dialogojnë studentët” – Vasili i përvishet Ramës


“Pse me kryehajdutin e Astirit do bëjnë dialog studentët”? – shkruan kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vasili.

Ai ka reaguar pas thirrjes së kryeministrit Rama për të dialoguar me studentët që janë në ditën e gjashtë të protestës së tyre.

Vasili shkruan se hajdutëria e e 40 milionë eurove te Unaza e Re është në mes të sheshit, kurse kryehajduti i qeverisë nuk guxon të thotë asnjë gjysmë fjale për këtë.

“Pse me kryehajdutin e Astirit do bëjnë dialog studentët ??

Hajdutëria e 40 milionë euro te Unaza e Re është në mes të sheshit.

Edhe kryehajduti i qeverisë, që ka mbyllur gojën dhe nuk guxon të thotë asnjë fjalë për këtë hajdutëri është në mes të sheshit.

Me kë do dialogojnë studentët???

Me kryehajdutin do flasin?

Pse studentët do t’i besojnë zgjidhjen dhe të ardhmen kryehajdutit?

Me një kryehajdut duhet të flasë ligji dhe fort fare bile dhe jo studentët.” – shkruan Vasili në faqen e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *