Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja diskuton të premten vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë


Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, tha se ajo ishte e ftuar në një takim të jashtëzakonshëm të çështjeve të jashtme të BE-së të premten për të diskutuar sanksionet e mundshme ndaj Bjellorusisë.

“Këtë mëngjes ka pasur një thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE të premten ku ne do të diskutojmë saktësisht këto sanksione,” i tha Linde një radioje suedeze në një intervistë të mërkurën.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të martën dënoi atë që ai e përshkroi si dhunë ‘joproporcionale’ nga autoritetet e Bjellorusisë kundër protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Borrell tha se BE-ja mund të marrë masa, pa dhënë hollësi, raportoi Reuters.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *