Vendosni fjalën kyçe....

“Dhjetori i dytë”, studentët sot sërish në protestë


Studentët nuk do ta ndalin protestën e tyre. Ata kanë lajmëruar se sot do të mblidhen përsëri nën sloganin “Dhjetori i dytë”, për të kërkuar plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Protesta e sotme nën sloganin “Dhjetori i dytë” përkon edhe me me 8 dhjetorin, lëvizjen studentore të 1990-ës.

Studentët do të mblidhen në Sheshin “Nënë Tereza” nga ora 08:30 deri në orën 09:30 dhe më pas do të nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Ata u kanë bërë thirrje edhe maturantëve dhe gjimnazistëve t’u bashkohen protestës së tyre sepse do jenë ata që do i vuajnë këto tarifa. “Sot ne, nesër ju”, është thirrja e tyre.

Kërkesat vazhdojnë të jenë po të njëjta:

1.Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet në bord.

Kryeministri Edi Rama bëri disa përpjekje ditën e djeshme për të ndalur protestën pduke zbutur studentët, por nuk e arriti qëllimin.

Fillimisht i ftoi për bisedime në zyrën e tij e më pas nisi të publikonte video nga konviktet për të treguar se ka nisur punën për ndërtimin e konvikteve me kushte shumë të mira për ta.

Studentët nga ana tjetër janë të vendosur dhe do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.