Vendosni fjalën kyçe....

Vazhdon përpjekja e Ramës për të zbutur studentët, nuk i ndahet 3D-ve


“Meqë jemi e para qeveri që është kujtuar për konviktet e studentëve (kohë më parë), kemi siguruar financimin 18.8mln € nga qeveria gjermane, kemi nisur investimin e parë serioz qysh prej vitit 1990 për godinat studentore, thashë t’ua ve përpara syve këtë video të sotme, të gjithë atyre që dje u dukej si lodër 3D postimi i kantierit të Rilindjes së Qytetit Studenti”.

Kështu ka deklaruar më pak më parë në Facebook Rama ku ka postuar edhe një video nga ndërtesat e konvikteve.

Edhe sot kryeministri po përpiqet që t’i zbusë studentët duke u treguar se po ndërton konvikte me kushte shumë të mira për ta.

Rama po përpiet që shuajë protestën e studentëve dhe reagimin e tyre të fortë duke treguar se qeveria e tij po punon edhe për ta. Studentët nga ana tjetër janë të vendosur dhe do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *