Vendosni fjalën kyçe....

Pasi i quajti ngelësa, Rama u “ofron” zyrën studentëve. A bëri të njëjtën gjë me banorët e Unazës së Re, Bregut të Lumit e Shkozës?!


“Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë. Kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin me respekt, qoftë kur jemi, qoftë kur s’jemi dakord e duke u bërë bashkë, ne mund ta përshpejtojmë punën kolosale që mbetet ende. ” – ishte një nga frazat e përdorura prej kryeministrit Rama gjatë komunikimit të sotëm nga faqja e tij në “Facebook”, ku u bënte thirrje studentëve për bisedime.

I tronditur nga protesta masive treditore e studentëve, Rama ka kaluar nga fyerja që u bëri studentëve duke i quajtur ngelësa, në ofertën për t’i takuar ata.

Rama theksoi se pushteti i zyrës që drejton është i kujtdo, por a u është përgjigjur ai kërkesës së banorëve të zonës sëë Kukësit, studentëve në protestat e tyrë të mëparshme, minatorëve, naftëtarëve, banorëve të Unazës së Re, Bregut të Lumit e Shkozës për t’i takuar.

Thirrjeve të qytetarëve për t’u takuar, Rama u është përgjigjur me shpoti, me tallje, me arrogancë, me kërcënime e me videkonferenca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *