Vendosni fjalën kyçe....

Kush është pasardhësja e Angela Merkelit që njihet si e besuara e saj


Anegret Kramp-Karenbauer është zgjedhur si udhëheqësja e re e Partisë Kristian-Demokrate në Gjermani. Ajo është tashmë pasardhësja e Angela Merkelit dhe njihet si aleatja e saj.  Në këtë garë ajo mposhti biznesmenin milioner, Friedrich Merz. Kramp-Karrenbauer mori 517 vota dhe Merz 482.  Kramp-Karrenbauer pranoi zgjedhjet. Ajo e falënderoi atë për besimin dhe konkurrentët e saj për konkurrencë të ndershme.

Kryetarja e deritanishme e partisë kristiandemokrate CDU Angela Merkel, u largua nga ky post, pas 18 vitesh, me një fjalim, i cili u përcoll me brohoritje dhe duartrokitje për 10 minuta.

Kramp-Karrenbauer është përballur me disa sfida gjatë garës për kryetare të partisë. Ajo është munduar të duket sikur po e përkrah Merkelin, por njëkohësisht ka dhënë shenja të qarta se do ta dërgojë partinë në një drejtim të ri.

Burimi:WELT

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *