Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të draftit paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me projektligjin e vettingut në politikë.
Vasili ka deklaruar se Komisioni i Venecias konfirmon vetingun e politikaneve dhe krimin qe ka pushtuar shtetin.
“Komisioni i Venecias konfirmon Vetingun e politikaneve dhe krimin qe ka pushtuar shtetin. Komisioni i Venecias konfirmon qarte e zeza mbi te bardhe qe krimi ka pushtuar shtetin dhe ka bere qe qytetaret te humbasin besimin te institucionet dhe nevoja per veting te politikes eshte plotesisht legjitime.”, shprehet Vasili.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Komisioni i Venecias konfirmon Vetingun e politikaneve dhe krimin qe ka pushtuar shtetin. Komisioni i Venecias konfirmon qarte e zeza mbi te bardhe qe krimi ka pushtuar shtetin dhe ka bere qe qytetaret te humbasin besimin te institucionet dhe nevoja per veting te politikes eshte plotesisht legjitime.
Megjithate per te mos u lene shkas përkthyesve bajate te qeverise nga shqipja ne shqip,qe te dhtremberojne te vërtetat, po ju sjell ç’thone ekspertet e Venecias ne ligjerate te drejte:
“Nga takimet (shkëmbimet e mendimeve) e ndryshme që patën Raportuesit gjatë vizitës në Shqipëri, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elemente kriminale”.
“skualifikimi që anulon një mandat zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë”.