Vendosni fjalën kyçe....

Tottenham mposht Inter, PSG gjunjëzon Liverpool


Mbrëmjen e sotme u luajtën, ndeshjet në grupet A, B, C dhe D në Ligën e Kampionëve.

Totenhemi fitoi në Londër, përballë Interit, me shifrat 1-0, ku mjaftoi një gol i Eriksen në minutën e 80-të, duke i marrë kështu vendin e dytë, edhe pse gjenden me kuotë të barabartë pikësh.

Në takimin tjetër të grupit, Barcelona mposhti holandezët e PSV me shifrat 1-2 në transfertë, ku Mesi dhe Pike, bënë të pavlefshëm golin e De Jong.

Napoli arriti një fitore të lehtë, 3-1 përballë Crvena Zvezdës në shtëpi, falë dopietës së Mertens dhe rrjetës së Hamshik, duke ruajtur kështu vendin e parë, me 9 pikë. Vendi i dytë për PSG, që fitoi 2-1 ndaj Liverpulit, dhe tani renditet me 8 pikë, ndërsa ekipi i Klop me 6 pikë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *