Vendosni fjalën kyçe....

Shkaktoi panik në qytet duke qëlluar me armë, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër


Një 25-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia, pas akuzave se ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke shkaktuar panik te qytetarët.

Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet i ditur, por jepen vetëm inicialet e tij P.I.

“Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë të Policisë u arrestua në flagrancë një shtetas.

Sekuestrohet arma e zjarrit

Nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja falë reagimit të shpejtë dhe në kohë rekord u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I. 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Guerile” Shkodër, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ku menjëhere janë dërguar shërbimet e Policisë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit,(një kallashnikov).

Materialet iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 274 e 278 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *