Vendosni fjalën kyçe....

Veriu i Kosovës drejt zgjedhjeve të parakohshme, japin dorëheqjen krerët e komunave me shumicë serbe


Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani e Mitrovica e Veriut, kanë mbetur pa kryetarë në Kosovë.

Kjo deri të zgjidhen kryetarët e rinj. Ky proces mund të fillojë pas 40 ditësh.

Sipas rregullës zgjedhore, zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të parakohshme nuk mund të mbahen më herët se 30 ditë dhe më vonë se 40 ditë pas shpërbërjes, përkatësisht pas shkaktimit të rrethanave që kanë ndikuar në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por, sipas rezolutës së serbëve, edhe nëse komuna mbetet pa udhëheqës dhe shpallen zgjedhjet, ata do t’i bojkotojnë ato.

Kryetarja e komisionit Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se proceduralisht shkohet në këtë mënyrë, mirëpo deri tani nuk është lajmëruar për këtë veprim të këtyre kryetarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *