Vendosni fjalën kyçe....

DASH kundër tarifës ndaj Serbisë, thirrje Kosovës: Hiqeni!


Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar autoriteteve të Kosovës që të heqin tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe zbutur tensionet.

Sikurse shkruan VOA, ky qëndrim u bë publik nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit.

 “Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dy vendeve për integrimin e ardhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stabilitetin”, thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë vjen pas takimit që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeu pati të hënën me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku ai i bëri thirrje Kosovës të përfitojë nga rrethanat e krijuara për të arritur një marrëveshje historiike me Serbinë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *