Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti me anijen ukrainase, SHBA kritikon Rusinë: Provokove


Pas acarimeve në det mes Ukrainës dhe Rusisë kanë reaguar edhe shtetet e tjera. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Moskën për provokim për përplasjen e anijen ukrainase.

Nikki Haley, ambasadorja e Amerikës në OKB, shfrytëzoi një takim emergjent të Këshillit të Sigurimit këtë të hënë, për të akuzuar Rusinë për incidentin e së dielës në ngushticën Kerch.

“Ne mbështesim fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës sipas kufijve të njohura ndërkombëtarisht, përfshi këtu edhe ujërat territorialë të saj. Shpresim shqetësimin tonë të thellë për incidentin në fjalë, që përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm dhe dhunim të ligjit ndërkombëtar”, tha Haley. Ajo shtoi se deklarata që po bënte ishte gjithashtu në emër të Britanisë së Madhe, Francës, Holandës, Polonisë dhe Suedisë.

Çfarë ndodhi të dielën?

Të dielën në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë një anije ushtarake kufitare ruse u përplas me një anije ukrainase, e cila u dëmtua rëndë. Më vonë tre anije ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar, sipas tyre.

Gjashtë marinarë ukrainas u plagosën. Sipas Shërbimit Sekret Rus, FSB, anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat territoriale ruse.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *