Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bregut të Lumit i bashkohen protestës së Astirit: Rama kriminel i klasit të parë


“Unë një person që prekem nga Bulevardi. Nuk do marrim asnjë 100 lekë. Ku do të vemë ne? Turp të ketë Rama, është kriminel i klasit të parë”. Kështu është shprehur një banor i Bregut të Lumit që preket nga projekti i “Bulevardit të Ri”.  Ai ka shpjeguar se qeveria Rama u ka thënë se nuk do të marrin asnjë lekë pasi t’ua prishin banesat. 

Në protestën e sotme ka një numër të madh protestuesish por edhe forcat e policisë janë të shumta. “Lironi vëllezërit tanë”, kjo është thirrja e banorëve pasi sot u arrestuan nga policia 11 persona pas protestës te Kuvendi.

I pranishëm në protestë ishte edhe Basha i cili u shpreh: “Gra me brinjtë thyera, ai duhet të paguajë edhe për gishtat e policës së plagosur në detyrë. Ai po keqpërdor policinë në këtë megaaferë korrupsioni dhe po përdor propagandën. Ai po shkel ligjin dhe po grabit 40 milionë euro të shqiptarëve.

Opozita ishte aty pranë qytetarëve. Rama nuk njeh vijë të kuqe, po njëh vijë të bardhë, atë që merr me hundë. Do ta paguajë shtrenjtë këtë që bëri sot.  I çon policët aty të patranuar, kapi kapsollën më dorë policja”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *