Vendosni fjalën kyçe....

Nga protestë e turpshme te zaptues, 4 shprehjet e Ramës kundër banorëve


Kryeministri Edi Rama është shfaqur i prerë në lidhje me protestën e Astirit ku banorët kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat e tyre.  Ata nuk i kanë ndalur protestat e tyre çdo ditë. 

Kryeministri edhe sot ka deklaruar se te “Unaza e Re” për ata që kanë dokumenta do të zbatohet ligji, kush është me një strehë do marr bonus qeraje, ndërsa të tjerët të largohen sa më parë se nuk do marrin asgjë. Më poshtë janë edhe 4 shprehjet me të cilat Rama ka folur për protestën e këtyre banorëve dhe nuk i ka kursyer as epitetet për ata. 

Zaptues tokash- protestuesit

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë”, shkruajti Rama pak ditë më parë në Facebook.

Bllokimin e rrugës te “Unaza e Re” të banorëve

Ai e ka quajtur bllokimin e rrugës “shprehjen më spektakolare të degradimit total të të menduarit shoqëror e politik të vendit”. “Pa asnjë gajle bllokojnë qarkullimin dhe natyrisht janë shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror dhe politik të këtij vendi.”, tha Rama.

Protestë e turpshme

“Opozita po udhëheq protestën më të turpshme që kemi parë ndonjëherë, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik. Zaptues profesionistë, janë shfaqur si një kategori e re e pamjohur. Rezulton se e kanë kthyer në biznes ndërtimtërinë pa leje.

Edhe e duan dëmshpërblimin 100% edhe pse kanë dy godina të tjera pa leje në njësinë nr. 7, ka një godinë tjetër në Kashar e i është legalizuar edhe ai dhe ka një tjetër në proces legalizimi.”, tha Rama në Kuvend. 

Vijë e kuqe për ata që po i kundërvihen ligjit

“Prerja e gishtave është një vije e kuqe për ata që sot kanë marr përsipër t’i kundërvihen ligjit. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe policia e shtetit të kthehet në target për kapsolla gurë.” u shpreh Rama para kamerave ditën e sotme.”/Hashtag.al 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *