Vendosni fjalën kyçe....

Greqia do paguajë borxhe deri në 2060


Borxhi publik i Greqisë ka shënuar 10 % rritje në çerekun e tretë të vitit 2018 në krahasim me çerekun e dytë, duke u rritur në 356 miliardë euro.

Ministria greke e Financave ka publikuar raportin mbi borxhin publik të vendit. Sipas raportit borxhi i cili ka qenë 345 miliardë euro në çerekun e kaluar, me 10% rritje në çerekun e 3-të të këtij viti është realizuar në 356 miliardë euro.

Pjesën më të madhe të borxhit të vendit e përbën kredia e siguruar nga Fondi Evropian i Stabilitetit Financiar (EFSF) me 131 miliardë euro.

Në raport thuhet se maturimi i borxheve të Greqisë ndaj kreditorëve të saj do të vazhdojë deri në vitin 2060.

Raporti i borxhit publik me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ka tejkaluar 180 për qind ndërsa kjo është më e larta brenda Eurozonës.

Greqia gushtin e kaluar doli nga programi pas 3 pakove të shpëtimit një pas një.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *