Vendosni fjalën kyçe....

Kosova shkruan historinë, shkatërron Azerbajxhanin


Ka përfunduar me një fitore historike ndeshja midis Kosovës dhe Azerbajxhanit. Djemtë e drejtuar nga trajneri Shaland arriti të shkatërronin miqtë e Azerbajxhanit me rezultatin 4 me 0. Ishte Arbër Zeneli ai që hapi serinë e golave me një realizim perfekt nga distanca.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërsa në të dytën “dardanët” shënuan edhe tre herë të tjera. Dy herë ishte përsëri Zeneli ndërsa një herë ish-lojtari i Partizani, Amri Rrahmani. Me këtë fitore Kosova kualifikohet për në fazën me eliminim në Ligën e Kombeve duke e kaluar e para grupin.