Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 3 nga fisi Çapja në Elbasan, aksion i beftë i policisë


3 anëtarë të fisit Çapja janë arrestuar në operacionin e policisë ditën e sotme në Elbasan. Ndalimi i tyre është bërë në lagjen “Emin Matraxhiu” pas kontrollit të ushtruar në banesat e tyre.

Gjatë kontrollit atyre u është gjetur një armë zjarri pistoletë, një minë me sahat si dhe fishekë. Kontrolli në banesat e Çapjave erdhi pas sulmit me bombë ndaj Alfred Alterziut ditën e djeshme në Elbasan.

Krimet e Rënda po verifikojnë pasuritë e të ndaluarve, të cilët janë anëtarë të fisit që ka lidhje me një sërë ngjarjesh kriminale në Elbasan vitet e fundit.

Dyshohet se një pjesë e pasurive janë vënë në mënyrë të paligjshme. Pak muaj më parë ata u përfshinë në një përplasje me armë me forcat e policisë.

Aksioni i policisë ditën e sotme drejtohej nga kreu i policisë, Qato, ndërsa në të morën pjesën forca të shumta policie, të ndihmuara edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *