Vendosni fjalën kyçe....

Bie dëbora në vend, çfarë pritet javën që vjen


Kanë nisur reshjet e para të dëborës në vend. Korça është qarku i parë që përballet me dëborën që bie prej më shumë se 2 orësh në Dardhë por edhe fshatra të tjerë përreth.

Tashmë kur kemi mbërritur në mesin e nëntorit moti ka qenë i qëndrueshëm dhe përgjithësisht i ngrohtë por reshjet e para të dëborës paralajmërojnë se kjo mund të ndryshojë.

Dëbora ka shkaktuar jo pak probleme vit pas viti në zona të ndryshme të vendit të cilat bllokohen për shkak të pamundësisë së kalimit të mjeteve sidomos në veri dhe verlindje të vendit.

Sipas shërbimit meteorologjik temperaturat do vijojnë të jenë të ulëta edhe këtë fundjavë ndërsa të dielën pritet një shtim i lagështirës në ajër dhe temperaturat e ulëta do ndjehen më shumë.

Juglindja e vendit pritet të preket sërish nga reshjet e borës kurse jugperëndimi i vendit mund të ketë reshje shiu.

Ndërsa fillimi i javës tjetër pritet të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave dhe shira të rrëmbyeshëm sidomos në pjesën jugore të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *