Vendosni fjalën kyçe....

Çaste gazmore në futbollin boshnjak, qeni futet në fushë dhe u merr topin lojtarëve (VIDEO)


Një qen ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, duke u futur papritmas në mes të një ndeshjeje futbolli në Bosnjë ku madje i mori nga këmbët topin një lojtari.

Disa prej lojtarëve u përpoqën t’ja merrnin qenit topin mbrapsht, por ai u tregoi atyre se mbase kishte më shumë talent se ata me topin.

Performanca e qenit i la futbollistët të hutuar, por tifozët shumë të impresionuar.

“Cila skuadër e Premier League do të nënshkruajë me atë sulmues me katër këmbë në merkaton e janarit?”– pyeti një tifoz në rrjetet sociale.

Një tjetër shkroi: “A mund ta ndërrojmë këtë qen me Anthony Martial? Ka më shumë uri, vrapon pas topit, tregon pasion… jepjani qenit pagën javore!”