Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me barrierat anësore në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona


Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Sovjan.

Nga aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet se mjeti është përplasur me barrierat në anësore të rrugës.