Vendosni fjalën kyçe....

Meta nxjerr në lirim Lleshajn, i hap rrugën dekretimit të tij si ministër i Brendshëm


Presidenti Meta ka dekretuar lirmin e Sandër Lleshajt si Gjeneral Brigade aktiv dhe duke i hapur rrugën dekretimit të tij si ministër i Brendshëm.

Aktualisht Lleshaj është zv.ministër i Brendshëm, i miratuar nga Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme të hënën e shkuar.

Emri i tij u propozua nga Rama por nuk e mori dot dekretimin e Metës pasi ishte ende Gjeneral aktiv, gjë që bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 10955

Tiranë, më 16.11.2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta.