Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Sigurisë Kibernetike nuk ka përdorur kurrë kompjuter


Ministri i Sigurisë Kibernetike në Japoni, Yoshitaka Sakurada ka tronditur opinionin pasi ka pranuar se kurrë nuk ka përdorur kompjuter dhe se nuk ka ide se çfarë është USB.

Sakurada, i cili gjithashtu është përgjegjës për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të mërkurën u përgjigj në pyetjet e deputetëve të pavarur dhe opozitarë.

“U jap udhëzime ndihmësve të mi dhe prandaj nuk ulem vet pranë kompjuterit. Por, jam i bindur se puna jonë është e përkryer”, tha ai.

Kur u pyet për rrjetin dhe viruset, Sakurada tha se USB-në “në fakt kurrë nuk e ka përdorur” në sistem, duke shpjeguar se madje nuk e di se çfarë mund të jetë.

Deputetët qeshën me ironi ndaj përgjigjeve të tij, të cilat dolën në mediat japoneze.

Sakurada u emërua në postin e tij në riorganizimin e fundit të qeverisë muajin e kaluar.

Megjithëse ministri Sakurada nuk pritet të ketë shumë përgjegjësi në menaxhimin e sigurisë kibernetike apo të Lojërave Olimpike, emërimi në pozitë të lartë të Sakurada-s, ka vënë në siklet kryeministrin japonez, Shinzo Abe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *