Vendosni fjalën kyçe....

Delvinë, autobusi dhe një furgon përfshihen nga flakët gjatë natës 


Digjet gjatë natës në fshatin Stjar të Delvinës një autobus dhe një furgon. Zjarri dyshohet se ka rënë në autobusin e linjës Delvinë – Tiranë në pronësi të shtetasit Ç. B.

Nga zjarri në autobus ka marrë flakë edhe furgoni i një kompanie tjetër, i cili ishte i parkuar pranë autobusit.

Policia e Delvinës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.