Vendosni fjalën kyçe....

BE në Tiranë për të integruar qeverinë apo Shqiperinë? – Vasili ka një pyetje për Soreca-n


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel pa praninë e opozitës.

Ai shkruan se opozita ka qenë nga vitit 2013 deri në vitin 2017 e pranishme në këto takime ndërsa sot kjo nuk po ndodh ndërsa BE në Tiranë hesht.

Ai pyet nëse BE-ja në Tiranë është në funksion të integrimit të qeverisë apo Shqipërisë.

“BE ne Tirane ne funksion te integrimit per qeverine apo per Shqiperine??? Keshilli i Stabilizim Asocimit serish u mblodh pa ftuar te jete pjese opozita shqiptare,e cila perfaqeson shumicen e shqiptareve.

Nga 2013 deri ne 2017 opozita ka qene gjithmone e pranishme dhe kjo i ka bere mire procesit. BE ne Tirane ne ato vite e promovoi fort kete pjesemarrje gjitheperfshirese maxhorance opozite.

Sot kjo nuk po ndodh. Perse BE ne Tirane hesht? A e ndihmon procesin e integrimit nje pjesmarrje e njeanshme vetem e perfaqesuesve te qeverise rekordet e erreta te se ciles jane halli i madh i shqiptareve,i integrimit te frenuar europian por edhe i Brukselit?

Cfare e frenon BE ne Tirane qe te promovoje gjitheperfshirjen? Nuk ka vlere, qe BE ne Tirane te jete aktive per argumenta shpesh periferike te jetes politike te vendit dhe te qendroje indiferente ndaj atyre ceshtjeve ku ajo ka rol te drejtperdrejte ku integrimi europian eshte kryeceshtja.” – shkruan Vasili në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *