Vendosni fjalën kyçe....

Trump pritet të paraqitet sot në gjyq, masa të shumta sigurie në Nju Jork


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti në Nju Jork të hënën pasdite për t’u paraqitur në gjyq pas aktakuzës ndaj tij.

Një juri e madhe e Manhattan-it paditi Trumpin të enjten e kaluar me akuza lidhur me një pagesë ‘të heshtur’ për yllin e filmave porno Stormy Daniels.

Trump do paraqitet në një gjykatë në Manhattan të martën për t’u përballur me akuza penale. Shërbimi Sekret është planifikuar të shoqërojë Trump.

Ish-presidenti nuk pritet të vihet në pranga, sipas avokatit të tij Joe Tacopina.

Trump pritet të kthehet në Florida menjëherë pas paraqitjes së tij në gjykatë.

Trump e quajti aktakuzën si një ‘gjueti shtrigash’ dhe ‘persekutim politik’.

Aktakuza e Trump ka tërhequr një dënim të gjerë nga republikanët të cilët kanë akuzuar Prokurorin e Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg si të financuar nga Soros. Aktakuza shënon herën e parë në historinë e SHBA-së që një president aktual apo ish-president përballet me akuza penale.

Trump përballet me më shumë se 30 akuza në aktakuzën nga juria e madhe e Manhattanit, sipas raporteve të mediave duke cituar burime.

Aktakuza mbetet e vulosur, kështu që aktualisht nuk është e mundur të thuhet se me cilat akuza përballet tani Trump. Kështu do të mbetet derisa Bragg të shpallë zyrtarisht aktakuzën.