Vendosni fjalën kyçe....

Udhëtonte me shpejtësi me drogë në makinë, humb jetën 34-vjeçari


Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Kalivaç.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Tonin Ndreca, banues në Mirditë ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Sipas policisë, Ndreca po udhëtonte me makinën e tij duke transportuar drogë dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte ka dalë nga rruga duke humbur jetën.

“Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit   duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi. Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë së Mirditës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *