Vendosni fjalën kyçe....

Presione brenda partisë, ministri i Brendshëm gjerman jep dorëheqjen vitin tjetër


Kryetari i Partisë Kristiansociale, CSU, dhe ministër i Brendshëm federal, Horst Seehofer do të dorëzojë mandatin si ministër dhe si kryetar partie.

“Deutche Welle” shkruan se këtë vendim, Seehofer e ka marrë si pasojë e presioneve që i vijnë nga brenda partisë.

Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë viti i “të rejave”.

 “Viti 2019 do të jetë viti i risive për CSU,” tha Horst Seehofer në këshillimet e zhvilluara në rrethet e ngushta drejtuese të Partisë në Mynih, bënë të ditur pjesëmarrësit.

 Sipas të dhënave në mbledhjen e partisë të zhvilluar të dielën në mbrëmje, gati të gjithë kryetarët e rretheve kanë marrë fjalën dhe kanë informuar për atmosferën e shkatërruar në bazë. Një nga pjesëtarët e takimit tregoi se “kjo ishte shumë e qartë”. Seehofer me sa duket nuk ka qenë i përgatitur që fjalimet të kenë një forcë të tillë.

Kolegët e tij brenda partisë, e konsiderojnë Seehofer si përgjegjës për humbjet masive të partisë CSU, në zgjedhjet e landit të Bavarisë të mbajtura në muajin tetor.

Po ashtu e bëjnë fajtor edhe për partinë simotër, CDU, dhe kancelaren Angela Merkel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *