Vendosni fjalën kyçe....

Bushati: Lista e personave të shpallur “non-grata” nuk është mbyllur akoma


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i ftuar ne emisioni Real Story në Vizion Plus, ka folur në lidhje me vendim e marrë nga ministria për shpalljen “non-grata”, eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous.

Vendimi erdhi dy ditë pas varrimit të ekstremistit të vrarë nga RENEA më 28 tetor në Bularat, Kostandinos Kaçifa.

Bushati në fjalën e tij në Real Story është shprehur se lista e personave qe jane shpallur te padeshiruar, nuk eshte mbyllur ende.

Në lidhje me faktin e vendimit për eurondeputeten ministri ka theksuar se për këtë vendim është marrë parasysh dy pista në hetim.

Ndër të tjera ministri Bushati ka theksuar se priste një qëndrim ndryshe nga Qeveria greke në këtë ngjarje.

“Qeveria greke është treguar e matur, por ne kemi pritur një distancim më të qartë në lidhje me shfaqjen ekstremiste që ndodhi në ceremoninë e varrimit në Bularat. Nga Greqia nuk ka një zë të vetëm të distancuar nga kjo ngjarje në asnjë media greke, ndërsa media jonë ka qenë më e qartë në raportime, ka pasur raportim nga qëndrimet e vendi tonë dhe nga Greqia”- u shpreh Bushati.

I pyetur nga gazetari Balla në lidhje me mosreagimin e Presidentit Meta, Bushati është shprehur se eshte ne te njejtin qendrim me Qeverine per Bularatin. Sipas tij kreu i shtetit eshte partizan i permiresimit te marredhenieve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *