Vendosni fjalën kyçe....

Rama krahasoi shqiponjën me korbin, Berisha: Përdhosi flamurin shqiptar faqeziu


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me heqjen e “Shqiponjës” . Berisha është shprehur se zografi i dytë  krahason shqiponjën dykrenare të flamurit kombëtar,  me korbin e Edgar Allan Poe!

“Te dashur miq, krahasimi nga Zografi i dyte i shqiponjes dykrenare te flamurit te kombit, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe’s, eshte perdhosje e flamurit kombetar i qindra mijra burrave, grave, te rinjve, te rejave qe rane per flamur ne te gjitha luftrat e shqiptareve per liri, nga betejat e Skenderbeut tek luftrat e fundit ne Kosove dheMaqedoni, eshte fyerje, poshterim per hymnin kombetar dhe çdo gje shqiptare.”, shprehet Berisha. 

Duhet të themi se Rama e ka krahasuar shqiponjën me korbin e Edgar Allan Poe.

Reagimi i Berishës:

Zografi i dyte krahason shqiponjen dykrenare te flamurit kombetar, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe!

Te dashur miq, krahasimi nga Zografi i dyte i shqiponjes dykrenare te flamurit te kombit, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe’s, eshte perdhosje e flamurit kombetar i qindra mijra burrave, grave, te rinjve, te rejave qe rane per flamur ne te gjitha luftrat e shqiptareve per liri, nga betejat e Skenderbeut tek luftrat e fundit ne Kosove dheMaqedoni, eshte fyerje, poshterim per hymnin kombetar dhe çdo gje shqiptare.

Me kete rast le t’i themi Zografit te dyte se, ty qe te duket simboli i kombit si korb, flamuri i te gjalleve dhe te vdekurve te nje kombi qe e urren, ne postin e kryeministrit nuk je gje tjeter veçse nje m.. ne nje cope mendafshi o faqezi apatrid.

Ketu me poshte keni statusin e Zografit te dyte ne te cilin ai shkruan:

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *