Vendosni fjalën kyçe....

6 palestinezë të vdekur në rripin e Gazës nga sulmet izraelite


6 palestinezë kanë mbetur të vdekur në rripin e Gazës nga sulmet izraelite. Sipas RT zyrtarët mjekësorë palestinezë thonë se së paku 6 vetë u vranë nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit gjatë një shkëmbimi zjarri  në Gaza. 

Duhet të themi se çdo javë  palestinezët bëjnë protestat  përgjatë kufirit të Gazës. Herën e fundit u vu re një numër më i vogël protestuesish.  Rreth një javë më parë trupat izraelite plagosën shtatë vetë kur hapën zjarr ndaj protestuesve, por pati asnjë të vdekur, thanë zyrtarët shëndetësorë të Gazës, ndërsa edhe ushtria izraelite konfirmoi se kishte qëlluar mbi turmën, pasi kjo e fundit kishte hedhur granata dhe goma të ndezura drejt ruajtësve të kufirit.

Palestinezët protestojnë prej 7 muajsh, çdo të premte në Rripin e Gazës, ndërsa që nga muaji mars, deri tani, janë vrarë rreth 220 persona, sipas burimeve shëndetësore palestineze dhe vetëm një pjesëtar i ushtrisë izraelite.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *