Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Rama po vjedh barnat e rimbursueshme


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili denoncon se qeveria e Edi Ramës vijon të vjedhë edhe barnat e rimbursueshme. Në mesazhin e qytetarit të publikuar nga  Berisha në “Facebook” thuhet mes tjerash  se kjo vjedhje është instaluar në sistem. 

Denoncimi: 

Denoncohet vjedha klamoroze e Kallam Deshtakut me barnat e rimbursueshme! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z. Berisha, ashtu si me ndihmen ekonomike, “Sistemi” i Edi Rames ka filluar te vjedhe edhe barnat e rimbursueshme. Me recetat elektronike jane te shumta rastet kur sasia qe u del ne sistem farmacive eshte sa gjysma e recetave te leshuara nga mjeku. Kur shkojme tek mjeku na tregojne urdherin me sasine e sakte te ilaceve, kur shkojme ne farmaci ne sistem rezulton me pak. Kjo eshte nje tjeter vjedhje e hapur nepermjet “Sistemit”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *