Vendosni fjalën kyçe....

Mosdreketimi i Lleshit, socialistët i drejtohen nesër Gjykatës Kushtetueses


Socialistët ditën e nesërme do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për mosdekretimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm nga presidenti Ilir Meta. Mazhoranca  do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nëse presidentit i Republikës ka të drejtë të vendosë të mos dekretojë një propozim të kreut të qeverisë për postin e ministrit.

Në kërkesën e tyre, socialistët do të kërkojnë nga gjykata më e madhe në vend, të interpretojnë nenin 98 të Kushtetutës, sipas të cilit: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”. Ndërkohë që dekreti presidencial shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Vendimi për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese vjen në një moment kur ajo është në situatë tërësisht kolapsi institucional, pasi për shkak të vettingut, nuk gëzojnë kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar çfarëdo çështje. Për momentin Gjykatës Kushtetuese është jashtë funksionit.

Çfarë tha Meta për mos drekretimin?

“Ftoj amatorët të lexojnë kushtetutën”, kështu i është përgjigjur presidenti Ilir Meta gazetarëve, lidhur me mosdrektetimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm. “Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do i ftoja të lexojnën kushtetutën për kopetencat e presidentit dhe të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi është vetëm formal dhe presidenti ka për detyrë të firmosë, në kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite.

A mundet Parlamenti të lexojë dekretin e presidentit për një ministër, sepse as kjo çështje nuk është shprehur në mënyrë skplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë. Unë jam mjaft i lidhur me Parlamentin dhe jam zgjedhur nga Parlamenti.”, tha presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *