Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi: Në përfundim të detyrës do doja që publiku të thoshte i mbaroi mandati Ministrit të Brendshëm


Ministri i ri i Brendshëm, Çuçi deklaroi ditën e sotme se do dëshironte që njerëzit të thonin për të se i mbaroi mandati ministrit të Brendshëm dhe jo ministrit të Policisë e Rendit.

Ai foli shkur në fund të prezantimit që i bëri kryeministri Rama.

“Përveç angazhimit tim maksimal për të justifikuar besimin, doja të thoja vetëm një fjalë do kisha dëshirë që njerëzit të thonë që i mbaroi mandati ministrit të Brendshëm dhe jo ministrit të Policisë dhe Rendit. Besoj se po nuk u kuptua ky organizëm si i tillë asnjë reformë nuk do të ketë gravitetin e duhur. Në politikë është si në dramaturgji, vëmendja s’duhet marrë nga mënyra se si hyn në skenë por nga dalja nga skena. Do bëj maksimumin që të vijoj punën e mirë që ka bërë Sandri në këtë institucion.” – tha Çuçi.

Ish-ministri i Brendshëm, Lleshaj, tha gjatë prezantimit që kryeministri Rama i bëri pasardhësit të tij, Çuçi, se ka pasur merak përherë se kujt do ia lërë vendin ndërsa ndihet i qetë për emrin që ka propozuar kreu i qeverisë në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Është merak i madh kujt ia dorëzon çelsin. Unë e kam dorëzuar shpesh çelsin në karrierë dhe kam pasur përherë merakun se kujt do ia lija stafetën.” – tha Lleshaj.Pas Lleshajt, foli kryeministri i cili tha se Çuçi nuk e kishte ditur që do bëhej ministër i Brendshëm.Ka ardhur pa dijeninë e tij, s’e ka pasur as mundësinë të thotë se çfarë dëshire ka.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *