
Ditën e nesërme në disa zona në Tiranë nuk do të ketë energji elektrike. Kjo dotë ndodhë për shkak të punimeve, të cilat do të kryhen në nënstacionin “Uzina Traktori”. OSHEE njofton se ndërprerja do të zgjasë për 4 orë dhe energjia do të mungojë në Kodrën e Priftit si dhe një pjesë në zonën e Shkozës.
