Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Vitore Tusha, kandidatja për kreun e KLSH-së


Vitore Tusha është përgjedhur nga Presidenti Ilir Meta për të drejtuar KLSH-në. Ky propozim i Metës pritet të kalojë për votim në Kuvend.

Kush është Vitore Tusha? 

Vitore Tusha mban gradën doktore shkencash. Tashmë ajo është gjyqtare në Gjykatës Kushtetuese, detyrë kjo që prej vitit 200, 8 e gjithashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Tusha është mes gjyqtarëve që kanë shpallur si jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, sikurse marrëveshja e detit, apo ligji i lustracionit, ndërsa u rreshtua mes gjyqtarëve kushtetues që i thanë po ligjit të vettingut.

Çështja më e bujshme që ajo ka shqyrtuar është kur mbante  detyrën e gjyqtares së Kasacionit, nga viti 1994 deri në vitin 2001.

Në nëntor të vitit 1995 , Tusha rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

Vitore Tusha njihet si një nga gjyqtarët që kanë shpallur si jokushtetuese çështje marrëveshjes së detit, e arritur nga qeveria Berisha.

EKSPERIENCA NË PUNË:

2008 – në vazhdim Gjykata Kushtetuese, – Gjyqtare
2004 – 2008 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate
1994 – 2001 Gjykata e Kasacionit, – Gjyqtare
1992 – 1994 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Gjyqtare
1990 – 1992 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate
1983 – 1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Përmbaruese Gjyqësore


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *