Vendosni fjalën kyçe....

Kaledonia e Re vendos sot,  referendum për pavarësinë nga Franca


Në Kaledoninë e Re mijëra njerëz do të marrin pjesë në referendumin, i cili do të vendosë qëndrimin apo ndarjen nga Franca.

Ky referendum u premtua si pjesë e një marrëveshjeje dy dekada më parë, pas një fushate të dhunshme nga separatistët e popullit Kanak indigjen.

Grupet Pro-pavarësisë u kanë bërë thirrje votuesve të Kanakut të hedhin poshtë “prangat e autoriteteve koloniale” në Paris.

“BBC” shkruan se megjithatë, sondazhet tregojnë se më shumë ggjasa ka që vota të jetë për qëndrimin nën administrimin e Francës.

Kaledonia e Re ka depozita të mëdha të nikelit dhe shihet nga Franca si një aset strategjik politik dhe ekonomik në rajon.

Rreth 175,000 njerëz kanë të drejtë të votojnë në territorin francez të Kaledonisë së Re, në lindje të Australisë, ku populli kanak përbën 39.1% të popullsisë.

Nacionalizmi francez është i fortë në mesin e europianëve etnikë të territorit, që përbën 27.1% të popullsisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të japë një fjalim televiziv pas rezultateve që priten të bëhen publike në ora 23:00.

Gjatë një vizite në kryeqytet, Nouméa, në maj, Macron tha se Franca do të ishte “më pak e bukur pa Kaledoninë e Re”.

Sipas kushteve të marrëveshjes së vitit 1998, në rast të një vote “JO”, dy referendume të tjera mbi pavarësinë ende mund të mbahen përpara vitit 2022.

Por nëse vota do të jetë “PO”, Kaledonia e Re do të jetë territori i parë francez që ndahet, që nga Xhibuti në vitin 1977  dhe Vanuatu në vitin 1980.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *