Vendosni fjalën kyçe....

Lumi del nga shtrati, u merr jetën 9 familjarëve në Palermo


Moti i keq ka shkaktuar një tragjedi në Palermo, ku 10 persona kanë humbur jetën, 9 prej të cilëve ishin pjesëtarë të së njëjtës familje.

Mediat lokale shkruajnë se një shtëpi në fshatin Casteldaccia, në rrethin e Dogalit, është përmbytur nga uji duke i marrë jetën dy fëmijëve të moshës një dhe tre vjeç, dhe një djalë 15-vjeçar.

 Në banesë jetonin familjet e dy vëllezërve dhe prindërit e tyre të moshuar, në total 12 persona. Nga dhjetë personat që ndodheshin në shtëpi, vetëm një kishte shpëtuar duke u ngjitur në një pemë.

Viktimat janë gjyshërit me dy familjet e fëmijëve të tyre: Rachele Giordano, një vjec; Federico Giordano, 15 vjeç; nëna e tij Stefania Catanzaro, 32 vjeç; gjyshi Antonino Giordano, 65 vjeç dhe gruaja e tij Matilde Comito 57 vjeç; djali Marco Giordano, 32 vjeç dhe motra e tij Monia Giordano, 40 vjeç; Francesco Rugò, 3 vjet, Nunzia Flamia 65 vjeç.

Dy persona, një burrë dhe një vajzë, shpëtuan pasi kishin dalë për të blerë ëmbëlsira.

Ngjarja ndodhi për shkak të fryrjes së lumit Milicia në zonën e Casteldacces. banesa ndodhet në kufirin midis qyteteve të Altavilla Milicia dhe Casteldaccia, jo shumë larg autostradës Palermo-Catania.

Viktimat u mbytën shumë shpejt pasi sasia e madhe e ujit hipi deri në tavanin e banesës. Viktima e 10 nuk është pjesë e kësaj familjeje, por ka humbur jetën në një tjetër krahinë, atë të Vicarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *